DYLON

Studentët e Universitetit “Kadri Zeka” përfitojnë nga marrëveshja me Future Minds Academy

Studentët e Universitetit “Kadri Zeka” përfitojnë nga marrëveshja me Future Minds Academy
Avatar photo Redaksia

Universiteti Publik “Kadri Zeka” ka realizuar një arritje të rëndësishme për studentët e tij, përmes një marrëveshjeje bashkëpunimi me Future Minds Academy. Marrëveshja u nënshkrua në nëntor të vitit 2024 nga rektori i UKZ-së, Prof. Asoc. Dr. Artan Dëramku, dhe udhëheqësi i FMA-së, Ridvan Aliu.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, janë përzgjedhur pesë studentët më të dalluar nga një grup prej 166 aplikantësh që iu përgjigjën thirrjes për bursa. Fituesit e përzgjedhur do të përfitojnë bursa të plota të financuara nga Future Minds Academy Foundation për të ndjekur trajnime profesionale.

EkoHigjiena

Fituesit e bursës, pesë studentët e përzgjedhur janë: Rigesa Jashari, Dion Bejtullahu, Lejla Keqmezi, Leorent Ismajli dhe Elion Ahmeti.

Ky bashkëpunim sjell një sërë përfitimesh të rëndësishme për studentët e UKZ-së, duke përfshirë bursa dhe trajnime profesionale në IT, ku studentët do të zhvillojnë aftësi të avancuara në teknologjinë e informacionit, duke u përgatitur për tregun global të punës.

Po ashtu përfituesit do të kenë qasje në mundësi punësimi në tregun amerikan dhe atë kosovar, përmes lidhjeve me kompani prestigjioze.

Trajnimet e financuara nga Future Minds Academy janë një investim në të ardhmen e këtyre studentëve, duke i pajisur ata me njohuri dhe aftësi që janë shumë të kërkuara në tregun modern të punës. Kjo nismë është një dëshmi e angazhimit të UKZ-së dhe Future Minds Academy për të ndihmuar studentët në arritjen e potencialit të tyre maksimal. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.