DYLON

Njësia për Rini, uron USPE-në

Njësia për Rini, uron USPE-në
Avatar photo Redaksia

Njësia për Rini në komunën e Gjilanit, në emër të udhëheqësit të saj Genc Mustafa uron organizatën studentore USPE në shtatë vjetorin e themelimit të saj.

“Komuna e Gjilanit shprehë një mirënjohje të thellë për “Urinonin e Studentëve Pro Europian” , që si organizatë studentore kryesisht me student nga Gjilani arriti që të shtrihet jo vetëm në Universitetin e Prishtinës por në të gjitha universitetet publike në Kosovë. Ne si Komunë e Gjilanit inkurajojmë dhe I mbështesim fuqishëm që të vazhdojnë rrugën e tyre në mbrojtjen e të drejtave të studentëve si dhe në avancimin e politikave rinore”, ka thënë Genc Mustafa.

Mustafa ka rikujtuar se Komuna e Gjilanit në vitin 2016, në Ditën e Çlirimit të qytetit kishte shpallur OJQ “USPE” si organizata më aktive e vitit, duke parë qindra aktivitete si brenda Universitetit dhe jashtë saj.

EkoHigjiena

‘Urojmë që USPE të forcohet edhe më tej dhe të jetë një partner bashkëpunues për të përmirësuar kushtet për student dhe të ofrojë programe të përbashkëta me partnerët e saj si brenda dhe jashtë Kosovës”, ka thënë Genc Mustafa, udhëheqës i Njësisë për Rini.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.