DYLON

Studentët e PH Zug vizitojnë shkollat fillore dhe monumentet historike gjatë vizitës në Kosovë

Studentët e PH Zug vizitojnë shkollat fillore dhe monumentet historike gjatë vizitës në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të vizitës së tyre studimore në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, studentët e PH Zug nga Zvicra realizuan disa vizita edukative dhe kulturore në shkolla fillore dhe monumente historike të Kosovës. Aktivitetet u zhvilluan me qëllim që të njihen studentët me sistemin arsimor të vendit dhe trashëgiminë e tij kulturore.

Studentët vizituan shkollën fillore “Rexhep Elmazi” në Gjilan, ku u pritën nga drejtori i shkollës dhe më pas u ndanë në grupe për të marrë pjesë në orët e mësimit, duke pasur mundësinë të shohin nga afër procesin mësimor në Kosovë. Aktivitete të ngjashme u realizuan edhe shkollën fillore “Musa Zajmi”, shkollën fillore “Agim Ramadani” në Zheger dhe shkollën fillore “Hello Academy of Education”, ku po ashtu u angazhuan në klasa të ndryshme gjatë ditës shkollore. Këto vizita u shërbyen studentëve nga PH Zug të vëzhgojnë nga afër mënyrën e mësimdhënies dhe të krijojnë bashkëpunime të reja me kolegët e tyre në Kosovë.

EkoHigjiena

Përveç aktiviteteve edukative, studentët zhvilluan edhe një turne kulturor në Kosovë, ku vizituan disa prej destinacioneve më të njohura të vendit. Turneu përfshiu një ndalesë në Monumentin e Prekazit, që ka një rëndësi të veçantë historike për popullin e Kosovës. Më pas, grupi vizitoi qytetin e bukur të Pejës dhe u ndalen tek Drini i Bardhë, duke përjetuar bukuritë natyrore të vendit. Turneu u përmbyll me një vizitë në qytetin e lashtë të Prizrenit, ku studentët patën mundësinë të eksplorojnë kulturën dhe historinë e pasur të këtij qyteti.

Me këto aktivitete është përmbyllur vizita studimore një javore e studentëve nga Ph Zug. Nga të gjitha ngjarjet e zhvilluara sipas agjendës, studentët e Ph Zug nga Zvicra,  jo vetëm që thelluan njohuritë e tyre mbi sistemin arsimor të Kosovës, por gjithashtu u fituan njohuri unike për kulturën dhe historinë e vendit tonë Kosovës. /2LONLINE/