Sikur të mos mjaftonte rënia nga liga, Lirise tashmë i janë larguar edhe disa nga futbollistët kryesorë, por kjo nuk është e gjitha.
Në Prizren tashmë po kërkohet nga asambleistët e Kuvendit Komunal që klubit me nam në Kosovë t’i ndalen të hollat nga Komuna.
Shefi i Grupit të asambleisteve të AAK-së, Ilir Baldedaj, ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, në të cilën do të bisedohet për situatën e “jashtëzakonshme” në KF “Liria”
“Do të kërkojmë që Klubit Futbiollistik “Liria” t’i ndalen financat, deri në një vendim të ri që do të merret nga Komuna e Prizrenit, ndërsa në mbledhjen e jashtëzakonshme do të propozohet krijimi i një Grupi parlamentar nga të gjitha subjektet politike” tha Baldedaj.
Drejtuesit e Klubit Futbollistik “Liria” janë ballafaquar vazhdimisht me presione nga grupet politike që kanë kërkuar transparencë dhe ndryshime rrënjësore në klub.