Sot janë zhvilluar 13 ndeshje në kuadër të 1/16 së finales së Kupës së Kosovës në futboll. Skuadra gjilanase, SC Gjilani ka fituar bindshëm ndaj Trepçës, duke e deklasuar me rezultat të thellë 5 – 0.
Golat për gjilanasit i shënuan Theophilus Solomon (17′ 44′), Baton Zabërgja (21′),
Arbnor Ramadani (45+2′) dhe Albert Dabiqaj (57′)
Përndryshe, drejtuesit e klubit vlerësuan se futbollistët e drejtuar nga Zekirija Ramadani në ndeshjen e sotme u paraqiten siç është më së miri, me seriozitetin e duhur, angazhimin maksimal dhe se kualifikimi tutje ishte i padiskutueshëm dhe se për klubin kuq e bardh, Kupa e Kosovës është objektivi tjetër që ka klubin.
Përndryshe ja të gjitha rezultatet e takimeve që u luajtën sot. /2LONLINE/
Kupa e Kosovës – 1/16 e finales
Rezultatet
Trepça – Gjilani 0:5
Llapi – Vllaznia Pozheran 6:2
Dukagjini – Rilindja 1974 2:0
Prizreni – Istogu 0:0 – 2:0 pas vazhdimeve
Feronikeli ’74 – 2 Korriku 4:1
Vushtrria – Drenasi 1:0
Vjosa – Ulpiana 1:0
Drenica – Flamurtari 2:2 – 2:2 në vazhdime, 7:8 në penallti
Behari – Ferizaj 2:3
A&N – Rahoveci 2:1
Fushë Kosova – Arbëria 4:1
Ramiz Sadiku – Malisheva 0:4
Trepça ‘89 – Kika 3:0
Vëllaznimi – Prishtina (Vëllaznimi hoqi dorë nga garat)
e mërkurë, 23.11.2022 ora 12:00
Drita – Liria
e enjte, 24.11.2022 ora 12:00
Phoenix – Ballkani