DYLON

Inaugurohet biblioteka në shkollën “Nazim Hikmet”, kryetari Hyseni falënderon organizatën TIKA për mbështetjen e vazhdueshme

Inaugurohet biblioteka në shkollën “Nazim Hikmet”, kryetari Hyseni falënderon organizatën TIKA për mbështetjen e vazhdueshme
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, ambasadorin e Turqisë në Prishtinë, Çağri Sakar, nënkryetarin për komunitete, Kadir Hysein dhe përfaqësues të tjerë, kanë marrë pjesë në inaugurimin e bibliotekës në shkollën “Nazim Hikmet”, në fshatin Miresh.

Kryetari Hyseni është shprehur falënderues ndaj organizatës turke TIKA Kosova për mbështetjen e vazhdueshme.

EkoHigjiena

“10 studentë nga Universitetet e Turqisë realizuan projektin që përmban ngjyrosjen e bibliotekës, instalimin e inventarit, pastrimin e bibliotekës si dhe vendosjen e librave në të. Ky projekt u mbështet nga organizata TİKA Kosova. Përherë falënderues dhe mirënjohës për miqtë e komunës”, ka theksuar kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.