Viti 2019 ishte vit fenomenal për futbollistët e Kosovës e sidomos për Vedat Muriqin dhe Milot Rashicën.
Dy “Dardanët” treguan formë të lartë me skuadrat e tyre, duke qenë liderë të pakontestueshëm në ekip.
Vedat Muriqi në fillim të pjesës së parë të vitit ishte pjesë e ekipit turk, Rizespor, ndërsa verës kaloi në gjigantin, Fenerbahçe. Gjatë 48 ndeshjeve brenda këtij viti Vedat Muriqi ka shënuar 31 gola dhe ka dhuruar 10 asiste.
Nga ana tjetër, Milot Rashica, ishte pjesë e Werderit gjatë këtij viti, duke qenë çelësi kryesor për ekipin gjerman. Brenda vitit me klub dhe kombëtare, Rashica zhvilloi 46 ndeshje ku shënoi 22 gola dhe dhuroi 9 asiste.
Të dytë ishin liderët e Kosovës në kualifikueset për Kampionatin Evropian, dhe ata priten ta dërgojnë vendin tonë në Evropë përmes Ligës së Kombeve.