DYLON

OBSH: Duhanpirja nga meshkujt ka shënuar rënie

OBSH: Duhanpirja nga meshkujt ka shënuar rënie
Avatar photo Elife Sherifi

Organizata Botërore e Shëndetësisë së fundmi ka nxjerrë një studim ku thuhet se duhanpirja nga meshkujt ka shënuar rënie.

“Kjo është e rëndësishme për ne, sepse në 20 vitet e fundit burrat ishin ata që pinin duhan më shumë dhe në mesin e tyre kurrë nuk kemi parë rënie. Ne kemi parë rënie të duhanpirjes në mesin e grave, por kurrë te burrat”, thotë Dr. Ruediger Krech, drejtor për promovimin e shëndetit në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

OBSH thotë se çdo vit 8 milion njerëz vdesin nga pirja e duhanit.Organizata thotë se kjo prirje e rënies së pirjes së duhanit në mesin e meshkujve është rezultat i fushatave kundër pirjes së duhanit të sponsorizuara nga një numër qeverish.

EkoHigjiena

Raporti zbuloi se shumë përparime janë duke u bërë në kontinentin e Amerikës. Ky është rajoni me shumicën e vendeve që ka të ngjarë të arrijnë objektivin e uljes me 30 për qind. Politikat kundër pirjes së duhanit kanë qenë në fuqi në vendet e këtij rajoni për një kohë pak më të gjatë, dhe kjo do të ndihmojë në shpjegimin e suksesit në këtë zone.

Rajoni i Mesdheut Lindor ka shumë vende që sapo kanë filluar të punojnë për kontrollin e pirjes së duhanit. Në Afrikë ka disa vende që kanë punuar për shumë vite për të pakësuar pirjen e duhanit dhe po shohin rezultate të mira, dhe vende që janë në fillim të luftës kundër epidemisë së duhanit”.

Pirja e duhanit shkakton kancer në mushkëri, sëmundje të tjera të frymëmarrjes dhe është një faktor kryesor rreziku për sëmundjet kardiovaskulare, si infarkti dhe sëmundjet e zemrës, kancerin e gojës, fytit dhe llojeve të tjera të kancerit.

Raporti i OBSH-së parashikon që deri në vitin 2020, do të ketë 10 milionë më pak duhanxhi në përgjithësi, burra dhe gra, sesa në vitin 2018.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.