Mëngjesin e sotëm, Verona njoftoi se qendërmbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është duke i kryer testet mjekësore para se të nënshkruajë kontratë katërvjeçare.
Amir Rrahmani iu është nënshtruar testeve mjekësore me Hellas Verona, para se ta kompletojë kalimin nga Dinamo Zagreb te klubi i Serie A.
25-vjeçari mbërriti të martën mbrëma në Itali për të kompletuar transferimin nga Dinamo Zagrebi në Verona. Veronës pritet t’i kushtojë rreth 2 milionë euro blerja e Rrahmanit.