Sipas gazetes italiane, ‘Il Corriere della Sera’, Cristiano Ronaldo do t’i humbas tri ndeshjet e radhës në Serie A.
34 vjeçari ka pësuar një lëndim në grumbullimin e fundit me ekipin kombëtar të Portugalisë. Ronaldo thuhet se do të mungojë në ndeshjet kundër Empolit, Cagliarit dhe Milanit.
Qëllimi i Juventusit është që Ronaldon ta ketë në dispozicion për ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Ajax.