DYLON

Sh.F.M. U “ Dëshmorët e Vitisë” bëhet me Qendër për trajnime

Sh.F.M. U “ Dëshmorët e Vitisë” bëhet me Qendër për trajnime
Avatar photo Redaksia

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Dëshmorët e Vitisë”, në Viti, është bërë me qendër për trajnime.

Kjo u mundësua falë një projekti që financohet nga GIZ-i Gjerman.

Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Fatbardha Emini, drejtoreshë për Arsim në Viti, kanë vizituar qendrën për trajnime në këtë shkollë.

EkoHigjiena

Bëhet me dije se kjo qendër do të ju shërbejë shkollave të cilat janë pjesë e projektit “Komunitetit e të mësuarit se bashku”.

Haliti ndër tjerash potencoi se falë këtij projekti të financuar nga GIZ-i po ju ndihmohet shkollave në ngritjen e bashkëpunimit dhe cilësisë .

Kryetari Haliti dhe drejtoresha Emini falënderuan përfaqësuesit e GIZ-it për përkrahjen qe po japin ne ngritjen e kapaciteteve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.