DYLON

Gazetari sportiv dyshohet se u diagnostifikua me Coronavirus në Itali

Gazetari sportiv dyshohet se u diagnostifikua me Coronavirus në Itali
Avatar photo Elife Sherifi

Një gazetar spanjoll, i cili udhëtoi në Milano me ekipin e Valencias, për takimin e Ligës së Kampionëve që Valencia e luajti ndaj Atalantas me 19 shkurt është diagnostifikuar me coroniavirus.

Gazetari, 44 vjeçar ishte me klubin spanjoll për ta mbuluar takimin e parë të sfidës së 1/16.

Ky informacion vjen nga “Las Provincias”, që njofton se ai ka testuar pozitiv në testin e parë dhe se një analizë e re do të bëhet në Madrid.

EkoHigjiena

Ministri i Shëndetësisë i Spanjës, Salvador Illa e ka konfiruar rastin që njëherit është i dyti në komunitetin e Valencias.

Pacienti u vendos në spitalin universitar të Valencias me simptomat kompatibile me ato të virusit. Gjatë ditës pritet një deklarim nga Qeveria e Valencias mbi hapat e ardhshëm.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.