Organizata Rinia Studentore – Kadri Zeka, pas ndërmarrjes së aktiviteteve humanitare, po i del në ndihmë nevojtarëve dhe rasti më i freskët është ndihma për Hajrullah Fetincin, i cili jeton në kushte shumë të vështira ekonomike. Ndër tjerash, atij iu është rregulluar dhoma.
Mehmet Zylfiu nga Rinia Studentore – Kadri Zeka, ka bërë me dije se kjo Organizatë studentore ka marr iniciativën për t’i ndihmuar axhës Hajrullah Fetinci i cili i shtyer në moshë ishte në gjendje të rëndë ekonomike, por edhe shëndetësore.
“Pas aktiviteteve te shumta, dhe mbledhjes se fondeve, ditë më parë ne takuam axhën Hajrullah dhe e dëgjuam për nevojat e tij, ndërsa sot e gëzuam atë. Axha Hajrullah, pavarësisht gjendjes së rëndë, pati një mikpritje të ngrohtë për ne dhe i emocionuar, falënderoj gjithë ata që kontribuuan për të i ndihmuar atij”, ka thënë Mehmet Zylfiu.
Sipas itj, Rinia Studentore duke falënderuar të gjithë atë që kontribuuan, në veçanti studentët që kontribuuan në organizimin e aktiviteteve, zotohet qe do të vazhdoje me aktivitete humanitare për të i gëzuar gjitha ata që janë në nevojë.