DYLON

Këshilli i Përgjithshëm vendos për zgjedhjet e reja për kryetar të Vetëvendosjes

Këshilli i Përgjithshëm vendos për zgjedhjet e reja për kryetar të Vetëvendosjes
Avatar photo Redaksia

Lëvizja Vetëvendosje! ka mbajtur mbledhjen e XXXI-të të Këshillit të Përgjithshëm. Kryesuesi i këtij Këshilli, Hydajet Hyseni, i përshëndeti të burgosurit politikë: Albin Kurtin e Donika Kadajn e po ashtu Atdhe Arifin, Egzon Halitin, Frashër Krasniqin dhe të dënuarën Adea Batusha.

Nënkryetarja e Lëvizjes, Fatmire Mulhaxha Kollçaku në fjalën e saj drejtuar delegatëve të Këshillit dhe tha se ‘kjo nuk është mbledhje e jashtëzakonshme, e parakohshme apo e njëanshme. Është e zakonshme dhe e paraparë me statut’. Kollçaku i përshëndeti si suksese të muajve të fundit edhe tri fitoret e komunave të Prishtinës, Prizrenit dhe Dardanës.

Ndërkaq, delegatëve të Këshillit, deputeti Albin Kurti i është drejtuar me një letër të cilën e lexoi delegati Arben Vitia. ‘Kemi rrethanë shumë të volitshme për ta rrëzuar qeverinë sepse opozita është me e madhe se pozita dhe Vetëvendosje është partia më e madhe. Ky shansi yni është shpresa e popullit’, thotë Kurti në këtë letër nga burgu.

EkoHigjiena

Në këtë mbledhje u vendos me votim unanim për zgjedhjet e reja të brendshme për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, afati i të cilave do të caktohet nga Komisioni i Përgjithshëm Zgjedhor i Lëvizjes.

Po ashtu, në këtë mbledhje u votua edhe për koalicionet zgjedhore lokale, në Prishtinë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Aleancën Kosova e Re, në Prizren me Nismën për Kosovën, në Klinë me AAK dhe në Vushtrri me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.