• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Nga një janari do të aplikohen masa të reja lehtësuese për prodhuesit vendor

Redaksia 2LONLINE 17 Dhjetor, 2017 3 min
 Nga një janari do të aplikohen masa të reja lehtësuese për prodhuesit vendor

Ministria e Financave njofton opinionin e gjerë përkatësisht të gjithë prodhuesit vendor, se janë finalizuar të gjitha procedurat ligjore për fillimin e implementimit të vendimeve për lirimin nga tatimi doganor dhe i akcizës për të gjitha subjektet e regjistruara si prodhues pranë Administratës Tatimore të Kosovës.

Prandaj, duke filluar nga data 01 janar 2018, të gjithë prodhuesit të cilët importojnë vet apo përmes kontraktorëve do të lirohen nga Tatimi doganor, për lëndën e parë, gjysëm produktin, linjat e prodhimit, pajisjet e teknologjisë informative si dhe më pas do të lirohen nga Tatimi i akcizës të gjitha produktet të cilat marrin pjesë si lëndë ndihmëse në procesin e prodhimit.

Gjithashtu njoftojmë bizneset prodhuese se këto janë vetëm masat e para për këta tre muaj të mandatit Qeveritar, përkatësisht mandatit të Ministrit të Financave.

Ministri i Financave Bedri Hamza, është deklaruar shumë herë publikisht se priroritet i jonë është zhvillimi i sektorit privat dhe se ky sektor do të jetë bartës i zhvillimit ekonomik, ku përmes rritjes së zhvillimit ekonomik dhe luftimit të informalitetit do të kemi trajtim të barabartë për të gjitha bizneset. Masat e ndërmarra do të ndikojnë në realizimin e të hyrave bugjetore siç është paraparë edhe në Buxhetin e vitit 2018.

Gjithashtu, Ministria e Financave njofton opinionin se nuk do të ketë asnjë tatim të ri, nuk do të ketë rritje të tatimeve ekzistuese, por MF-ja do të vazhdojë me masa të reja fiskale dhe lehtësuese për biznesin në fillim të vitit të ri 2018, ku janë paraparë ndryshime dhe plotësime të legjislacionit tatimor siç janë, Ligji për Procedurën dhe Administratën Tatimore, Ligji për Tatimin në Korporata, Ligji për TVSH-në, Ligji në të Ardhura Personale duke përfshirë edhe Kodin e Doganave dhe Akcizave.

Në thjeshtimin e procedurave për nxjerrjen e dokumentacionit, do të ketë shkurtim të kohës dhe procedurave burokratike të kthimit të TVSH-së, shtyrje të TVSH-së në lëndë të parë me rastin e blerjes e cila prodhohet në Kosovë, kontrolla të thjeshtësuara dhe të përbashkëta ATK – Doganë, eliminim të kontaktit fizik të inspektorëve me tatimpagues dhe do të ketë zhvillim të sistemit të TI-së për komunikim të ATK-së dhe Doganës me tatimpaguesit.

Do të ketë edhe shumë ndryshime tjera me qëllim që prodhuesit tanë të jenë konkurrentë si brenda po ashtu edhe jashtë vendit.

Ministria e Financave gjithashtu njofton se asnjë ndryshim nuk do të ndodhë pa pëlqimin e Komunitetit të Biznesit, i cili është partner në vendimmarrje së bashku me Ministrinë e Financave.

Etiketa:bizneset prodhuese kryesore Ministria e Financave
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Vitia mobilizohet për ofrimin e shërbimeve të grumbullimit të mbeturinave në sezonin

28 Qershor, 2022
Info+

Kryetari Haliti u prit në takim nga Ilaz Ramajli, ish kryetar i

28 Qershor, 2022
Policia

Angazhimet policore lidhur me planin operativ ”Vidovdani 2022”

28 Qershor, 2022
Shneta

Në tri ditët e fundit, 66 të lënduar në aksidente trafiku kërkuan

28 Qershor, 2022
Lajme të ngjashme

Hapet aplikimi për mbështetje prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat

21 Prill, 2022

Bizneset përkrahin Lëvizjen VETËVENDOSJE!

9 Tetor, 2021

Nga sot mërgimtarët mund të investojnë në Bonot e Diasporës

21 Korrik, 2021

OAK kërkon nga Ministria e Financave të ofrohet përkrahje për organizuesit e eventeve

2 Qershor, 2020

Bizneset prodhuese në Kosovë lirohen nga tatimi doganor dhe tatimi i akcizës

28 Prill, 2019

Implementimi i tatimit në toka një nga reformat më të rëndësishme për komunat e Kosovës

21 Mars, 2019

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com