E diela e fundit e muajit tetor shënon edhe rikthimin e orës dimërore pasi prej kësaj dite do të fillon llogaritja dimërore e kohës, ku akrepat e orës do të zhvendosen 60 minuta prapa.
Pra, pasmesnate, saktësisht në orën tre fillon llogaritja dimërore e kohës në Evropë dhe në vende të tjera dhe se e gjithë ajo që duhet të bëni është që në orën 03:00, t’i ktheni pas akrepat e orës për një orë, ashtu që ora të bëhet 02:00.
Ndryshimi i orës bëhet dy herë në vit, të dielën e fundit të tetorit (llogaritja dimërore e kohës) dhe të dielën e fundit të marsit (llogaritja verore e kohës), me qëllim shfrytëzimin sa më mirë të energjisë diellore.
Ky ndryshim ka filluar së aplikuari që nga viti 1974 në vendet e Evropës veriore, ndërsa nga atëherë këtë e kanë pranuar rreth 70 vende.