Të gjithë brohoritën nga këndet e veta : « Ra Qeveria, ra Mustafa ». Rugovistë, antirugovistë, istë e istë të tjerë duke mos parë se të gjithë humbës. Ia thyen Isës…, karrikën e luhatshme që nga dita kur pranoi, besa edhe vrapoi e jo me duar në xhepa, të bëhet ai që sot s’është më.
/Reis Mirdita/
Disa kërkojnë edhe dorëheqje nga Kryetari i lëdëkësë. Ani akoma më mirë por kërkuesit nuk kanë as shpatulla politike e as xhepa të Isës.
Ata me marifetet e tyre vetëm përshpejtuan asgjësimin e vet dhe të „rugovizmit“ që trumbetonin e trumbetojnë.
Ata vetëm e përforcuan kundërshtarin e vet politik dhe këtë e bënë (dhe e bëjnë akoma), ose nga padituria ose nga premtime të majme, nga « kundërshtari ».
Mos vallë, për gjithë kohën me ndërkamca ndaj Isës, propozuan ndonjë program shpresëdhënës ?!!! E kush nga ta të propozojë diçka të tillë!
Isa ra dhe fajtorë janë duart në xhepa. Ndoshta jo, pasi ka mundësi që vet lejoi diçka të tillë sepse me këtë, ai del në lëndinë si më i madhi dhe më i drejti, më i pa korruptuari dhe pse jo edhe më inteligjenti ; hakmerret ndaj të gjithëve nga radhët e LDK që ia rrëmihnin greminën…
Me mocionin, LDK ka vetëm një mundësi : Të ngritët një parti tjetër politike si vazhdim i një fryme të re dhe këtë, me fytyra të pa përbaltura.
Larg grindavecët e gjertanishëm se edhe ashtu disa të ashtuquajtur rugovistë, do i hyjnë ndër gëzof partive tjera.
Kjo është trend apo jo?!