Sylejmani: Arsimi në Gjilan i kapur nga politika, me defekte të mëdha dhe shkelje drastike të ligjit

Sylejmani: Arsimi në Gjilan i kapur nga politika, me defekte të mëdha dhe shkelje drastike të ligjit

Kur arsimi, si një nga segmentet më të rëndësishme shoqërore kapet nga politika ditore, atëherë rezultate në këtë fushë nuk mund të jenë ndryshe veç asaj më të keqe të mundshme. Ndonëse tashmë jemi në përfundim të vitit shkollor 2016/17, aktualisht sistemin arsimor e kemi në një gjendje mjereuese dhe të kapur nga politika ditore, përkatësisht nga partia në pushtet dhe me skandale të llojeve të ndryshme.

Kështu shprehet Fehmi Sylejmani, anëtar i Kuvendit Komunal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh anëtar i Komitetit të Arsimit, sipas të cilit, këtë sektor gjatë këtij viti shkollor e kanë përshkruar defekte të mëdha, kurrfarë investime kapitale, nuk kemi ngritje të cilësisë, se kemi rënie të suksesit dhe degradim të skajshëm.

Po ashtu, sipas Sylejmanit të Vetëvendosjes, nuk ka kushte të mira për punë, kemi mosrespektim të plotë të dispozitave ligjore, kurrfarë projekte dhe plane të mirëfillta arsimore, keqmenaxhim e qeverisje jo të mirë, jo parimore, të paaftë profesionalisht dhe jo vizionare dhe e papërngjeshëm… e që dëshmojnë shume fakte.

Sylejmani tha se janë dëshmi dhe fakte që e demantojnë gjithë atë që ka thënë në një konferencë për media u.d. drejtoresha e Arsimit në Gjilan, Shqipe Kastrati – Haziri.

Sylejmani ka listuar, sipas tij, shkeljet drastike të dispozitave ligjore.

Shpallja e vonshme e konkurseve (së fundi kanë pranuar kuadro vetëm 20 ditë pa përfunduar viti shkollor, duke i futur në listë të pagave edhe për muajt korrik dhe gusht, e që vendi ju është shpallur me kohë të caktuar)
Fshehja e vazhdueshme e disa vendeve të lira të punës,
Anulimi konkursit për drejtor dhe zëvendës drejtor për disa shkolla përkatëse pa kurrfarë njoftimi publik dhe zyrtar.
Emërimi i komisionit për rekrutimin e kuadrit të ri mësimor politik – partiak, joprofesionist dhe jo i ligjshëm.
Pranimi i kuadrit partiak dhe nepotist
DKA është shndërruar në fabrikë punësimi për Forumin e Gruas të LDK=së
Publikimi i listës së të pranuarve në orët e vona të natës
Padrejtësitë e mëdha në pranimin e kuadrit të ri mësimor
Transferime me standarde te dyfishta
Mos respektimi i ligjit për regjistrim të nxënësve në klasën e parë të shkollës fillore.
Mos respektimi i ligjit për regjistrim të nxënësve në klasën e dhjetë të shkollës së mesme.
Tre muaj pasi kishte filluar viti shkollor formohen dy paralele në mjekësi.
Rrisin numrin e nxënësve nëpër paralele në disa shkolla tjera të mesme,
Mbyllin shkollën e mesme të bujqësisë
Transferojnë nxënësit e bujqësisë në shkollën e mesme teknike.
Me këtë rast kjo shkollë është e detyruar që nga dy ndërrime sa ka qenë deri më tani të punojë tash e tutje me tri ndërrime.
Shkollat kanë mungesë të aparateve fotokopjuese për shkak të tenderëve
Mungesa të mëdha të nxënësve në shkollat e mesme
Menaxhim i dobët i drejtorëve të shkollave, me përjashtime shumë të vogla.
Mungesa e një mekanizmi kontrollues/monitorues për përformancën e mësimdhënësve, por edhe e drejtorëve.
Zgjedhja e koordinatorëve të cilësisë nëpër shkolla është bërë kryekëput partiake, puro LDK-iste.

KOMENTE