Mbrëmë QMF në Dardani ka mbetur pa energji elektrike pas ndezjes së trafos, e si rezultat është paraqitur urgjenca e rregullimit të tij të shpejtë sidomos në këtë kohë kur qytetarët kanë nevojë për shërbime shëndetësore.
Kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, përmes një postimi në profilin e tij ka bërë me dije se Ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me drejtoreshën e QKMF-së, znj. Arbenita Hajdari dhe Kompaninë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike-KEDS dhe bashkërisht i zgjodhën problemet me trafo.
“Ju falenderoj juve qytetarë për durimin dhe ju njoftoj se nga sonte mund të vazhdoni të merrni shërbime pranë QMF-së në Dardani, sepse ajo është funksionale tanimë”, ka thënë kryetri Hyseni.
Ja postimi i tij i plotë: