• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

OAK nënshkruan memorandum të bashkëpunimit me Luxembourg Development

Redaksia 2LONLINE 15 Dhjetor, 2021 2 min
 OAK nënshkruan memorandum të bashkëpunimit me Luxembourg Development

Me qëllim të aftësimi dhe zhvillimit të fuqisë punëtore cilësore të gatshme për punë, për t’i përmbushur nevojat e bizneseve, promovimit të të nxënit gjatë tërë jetës me qëllim të mbajtjes së hapit me ndryshimet në tregun global të punës, mbështetjes së Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës drejt modernizimit të sistemit të arsimit formal nëpërmjet reformës së sektorit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP), Oda e Afarizmit të Kosovës ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Luxembourg Development Coorporation Agency – Projekti për Mbështetje të AAP-së në Kosovë.

Oda e Afarizmit të Kosovës dhe Luxembourg Development përmes këtij memorandumi të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit, pajtohen që të krijojnë partneritet me qëllim të ofrimit të një kornize brenda së cilës palët do t’i diskutojnë termat dhe kushtet e bashkëpunimit dhe do ta përcaktojnë përmbajtjen e programeve të mundshme të përbashkëta në arsim, aftësim dhe mbështetje për punësimin e nxënësve të AAP-së në kompanitë prodhuese, anëtare në OAK.

Kryetari i bordit të OAK-së Skënder Krasniqi me rastin e nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit theksoi se është shumë e rëndësishme që së bashku të punojmë për nxjerrjen e rezultateve konkrete. Sidomos bazuar në faktin që aktualisht kemi shpërputhje mes nevojave të tregut dhe fuqisë punësore e cila kualifikohet.

E nga ana tjetër, Daniele Cristian Passalacqua, Këshilltari kryesor teknik i projektit theksoi se janë shumë të hapur për bashkëpunim dhe e mirëpresin çdo iniciativë të ndërmarrë nga OAK me qëllim të jetësimit të këtij bashkëpunimi. Ky i fundit falënderoi OAK-në për shprehjen e gatishmërisë për bashkëpunim reciprok. /2LONLINE/

Etiketa:aktuale Luxembourg Development Oda e Afarizmit të Kosovës
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Vazhdim i kampanjës vetëdijësuese për sigurinë në komunikacion

1 Korrik, 2022
Gjilan

Shkolla “Musa Zajmi” bëhet tërësisht e qasshme për fëmijët me aftësi të

1 Korrik, 2022
Nacionale

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe 17 oficerë të rinj

1 Korrik, 2022
Art/Kult

AKV “Kemajl Azizi” nga Vitia shkëlqen në Turqi me performancën e saj

1 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Shkolla “Musa Zajmi” bëhet tërësisht e qasshme për fëmijët me aftësi të kufizuara

1 Korrik, 2022

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe 17 oficerë të rinj të karrierës

1 Korrik, 2022

FSK-së i shtohen radhët me xhenierë luftarakë të rinj

1 Korrik, 2022

Komuna e Gjilanit iu bashkua minimaratonës humanitare “Vrapo për Autizëm” 2022

1 Korrik, 2022

Parashikimi i motit për sot e nesër

1 Korrik, 2022

Komuna e Vitisë furnizon zjarrfikësit me pajisje të nevojshme

30 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com