“Sot kemi marr vendim për themelimin e Zyrës për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit”, ka bërë me dije, kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Sipas tij, qytetarët që jetojnë në Luginën e Preshevës përballen me probleme dhe vështirësi të ndryshme, dhe kjo zyrë do të ofroj asistencë në aspektin social, arsimor, kulturor dhe ekonomik, siç janë tekstet shkollore, diploma, kuadri i kualifikuar arsimor etj.
“Duke marrë parasysh problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e Luginës së Preshevës, Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të ofrojë asistencën e saj që të lehtësojë jetën e tyre, duke u kujdesur për ta përmes Zyrës së veçantë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit”, ka thënë kryeministri Hoti. /2LONLINE.com/