DYLON

Kryetari Hyseni: Për herë të parë komuna blen toka nga AKP-ja, shpronësohen dy parcela nga qeveria

Kryetari Hyseni: Për herë të parë komuna blen toka nga AKP-ja, shpronësohen dy parcela nga qeveria
Avatar photo Redaksia

Dy kërkesat e Komunës së Gjilanit për shpronësimin e parcelave, janë miratuar nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 238 të saj.

Me këtë Komuna e Gjilanit për herë të parë, blen toka nga Agjencia e Privatizimit të Kosovës.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se Qeveria e Kosovës, me kërkesë të Komunës së Gjilanit, ka miratuar unanimisht shpronësimin e dy parcelave.

Ai tregoi se prona e çerdhes “Integj” (9,020 metra katrorë), si dhe prona ku ndodhen stadiumi i KF Studentit dhe varrezat e fshatit në Dobërçan (112,401 metra katrorë), do të kalojnë në pronësi komunale të Gjilanit.

“Për herë të parë, komuna blen toka nga AKP-ja. Pronat komunale po shtohen, ndërsa borxhi publik është më i ulët se kurrë më parë”, tha kryetari Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.