DYLON

Asociacion edhe për komunat e Luginës së Preshevës

Asociacion edhe për komunat e Luginës së Preshevës
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Ismajl KURTESHI

                   Nëse asociacioni konsiderohet garanci për të drejtat e komuniteteve pakicë, një garanci e tillë  nevojitet edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës …

EkoHigjiena

Insistimi i ndërkombëtarëve që në Kosovë të themelohet një asociacion i veqanet për komunat me shumicë serbe, i cili nuk është i nevojshëm, sepse serbët në Kosovë  gëzojnë jo vetëm të drejta të barabarta me shqiptarët, por janë edhe të privilegjuar.

Insistimi nuk është i drejt, për faktin se  ndërmjetësuesit nuk  po e angazhohen edhe për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë shqiptare në Luginën e Preshevës edhe pse shqiptarët e Luginës janë komuniteti më i diskriminuar në Evropë.

Prandaj nëse asociacioni konsiderohet garanci për të drejtat e komuniteteve pakicë, një garanci e tillë i nevojitet edhe shqiptarëve të cilët kanë pësuar shumë fatkeqësi gjatë gjitha periudhave të sundimit serb që nga okupimi i Kosovës në vitin 1912 e deri në ditët e sotme.

Nëse asociacioni është kërkesë politike, të mos harrojmë se shqiptarët e Luginës që në vitin 1992 e kanë shprehur vullnetin e tyre politik, përmes referendumit, për ndarje nga Serbia dhe  bashkim me Kosovën. Të njëjtit vullnetin për shkëputje nga Serbia e kanë dëshmuar edhe me luftën e armatosur në fillim të këtij shekulli.

Megjithatë edhe sot shqiptarët e Luginës përballen më shumë padrejtësi qoftë politike, ekonomike e të natyrave të  tjera.  

Se cili është dallimi i pozitës së serbëve në Kosovë  nga ai i shqiptarëve në Luginë dëshmon edhe këto fakte:

Derisa serbëve që kthehen në Kosovë ju ndërtohen shtëpi,  shqiptarëve të Luginës ju pamundësohet kthimi në shtëpitë e tyre, duke ua mohuar çdo të drejt madje edhe shtetësinë.

Derisa serbët janë të përfaqësuar në institucionet e Kosovës shumë më shumë se që ju takon, nëse merret parasysh përqindja e tyre në numrin e banorëve të Kosovës.  Në anën tjetër shqiptarët, bazuar në regjistrimin e sivjetmë të popullatës, në Luginë janë mbi 120.000, por e kanë vetëm një deputet në Kuvendin e Serbisë e as një monistët në Qeveri.

Vargu i padrejtësive karshi shqiptarëve të Luginës është shumë i gjatë dhe nuk mund të numërohen .

Por tani kur po negociohet për normalizim të marrëdhënieve, është koha që padrejtësive t’ ju jepet fund dhe shqiptarët në Luginë t’i gëzojnë të drejtat që i gëzojnë serbët në Kosovë, përmes mekanizmave të njëjtë me ato që po kërkohen për serbët në Kosovë.

Është detyrë e ekipi negociator të Kosovës të insistoj në reciprocitet edhe sa i përket të drejtave të komuniteteve në Kosovë dhe Serbi.

Megjithatë për realizimin e reciprocitetit në këtë fushë duhet ta ngritin zërin edhe banorët e Luginës së Preshevës që jetojnë në Luginë si dhe  ata që janë dëbuar nga Serbia pas përfundimit të luftës së UÇPMB-së, të cilëve Serbia ia pamundëson kthimin.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.