DYLON

Përkujtohen dëshmorët Gursel e Bajram Sylejmani

Përkujtohen dëshmorët Gursel e Bajram Sylejmani
Avatar photo Redaksia

Vëllezërit Gursel e Bajram Sylejmani nga Sadovina e Vitisë, janë përkujtuar sot me rastin e rënies së tyre dëshmorë në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në betejën e Jezercit.

Me këtë rast janë bërë homazhe dhe janë vendosur lule pranë busteve të tyre para shtëpisë së Kulturës në Viti, që mbanë emrin e tyre si dhe në kompleksin memorial në vendlindjen e tyre.

Këtyre homazheve ju ka paraprirë kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë.

EkoHigjiena

Në nderim të dëshmorëve Sylejmani kanë marrë pjesë edhe zv. Ministrja e Administratës së Pushtetit Lokal, znj. Fatbardha Emini si dhe përfaqësues të shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së si Qemajl Rexhepi dhe Avdyl Bajrami si dhe përfaqësues të policisë, qytetarë dhe të tjerë.

Ndërkaq, nën organizimin e DKRS-së në Viti në bashkëpunim me DKRS-në e Ferizajit së bashku me shoqatat Hiking Adventure Club “Angros” nga Vitia dhe Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Lybeteni” është organizuar edhe një aktivitet i higkingut në drejtim të Maleve te Jezercit.

Gjithashtu për nder të këtyre dy dëshmorëve të UÇK-së janë mbajtur edhe disa aktivitete të tjera./LONLINE.com/

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.