Qemajl Mustafa, Kryetari i Shtabit Zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Gjilan, ashti siç e ka vlerësuar fushatën zgjedhore, të qetë e të mirë, ashtu e ka vlerësuar edhe procesin e deritanishëm të votimeve në Komunën e Gjilanit, si një proces që po ecën qetë e mirë.
Ai tha se pret që deri në përfundim ky proces edhe të përfundojë i tillë
Mustafa, gjatë një konference me gazetarë ka thënë se PDK-ja ka konceptin, projektin dhe programin e saj çfarë duhet të punojnë nga data shtatë tetor, për shoqërinë e Gjilanit e të Kosovës, derisa të tjerët kanë projektin si me u marrë me PDK-në.
Ai ka vlerësuar edhe ditën e sotme, procesin e votimit, duke thënë se sot zgjedhjet janë të qeta e të mira në Gjilan dhe se mendon që edhe do të përfundojnë ashtu, pasi çdo gjë po shkon mirë, transmeton 2LONLINE.com.
Kreu i PDK-së, Qemajl Mustafa i ka falënderuar të gjithë aktivistët për punën e bërë mirë në PDK, i ka falënderuar të gjithë qytetarët për maturi dhe një sjellje jashtëzakonisht të mirë gjatë gjithë fushatës, ku nuk kemi pasur thuajse asnjë problem, dhe edhe sot duket se nuk ka probleme a ndonjë fërkim në qendrat e votimit, kështu që po shkon çdo gjë mirë.
“Unë urojë qytetarët për këtë sjellje jashtëzakonisht të mirë, demokratike e të njerëzishme dhe urojë suksese për Gjilanin dhe për Kosovën pasi krejt këtë garë po e bëjmë që shoqëria e Kosovës ta ketë larg më mirë, në ditët që vijnë”, ka thënë Mustafa transmeton 2LONLINE.com.