DYLON

Reagon PDK: Rënie drastike e të hyrave në buxhetin komunal të Gjilanit!

Reagon PDK: Rënie drastike e të hyrave në buxhetin komunal të Gjilanit!
Avatar photo Redaksia

”Sipas raportit financiar janar-shtator 2024, në buxhetin komunal të Gjilanit, janë mbi 2.2 milionë euro të hyra më pak se sa për periudhën e njejtë të vitit të kaluar. Prej 5,377,762.18 euro në vitin 2023, në 3,133,068.22 euro në 2024”, thuhet në reagimin e PDK-së, Dega në Gjilan.

Rënie drastike ka te inkasimi i tatimit në pronë, ku prej 2.7 milionë euro në 2023, ka rënë në 1.3 milionë në 2024, pra mbi 52% ka inkasim më pak.

EkoHigjiena

Prej 2,687,146.71 euro në 2023, në 1,293,001.56 në vitin 2024.

Njësoj është edhe nga të hyrat prej lejeve ndërtimore, sepse kur krahasohet me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, prej 1,403,313.19 të hyra në vitin 2023, në 757,901.88 euro në 2024.

Edhe në këtë raport financiar shihet dështimi i madh i kësaj qeverisje komunale, në realizimin e planifikimit të të hyrave vetanake.

”Dy arsye janë për këtë dështim të inkasimit të tatimit në pronë: Paaftësia e qeverisjes komunale për të komunikuar me qytetarët për të paguar borxhet e akumuluara dhe; Ndikimi i faljes së borxheve deri në 100 euro, e cila si proces nuk është menaxhuar siç duhet”, thuhet në reagimin e PDK-së së Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.