DYLON

Kadriu: Dita e sotme është test për ne, për demokracinë, për imazhin tonë si shoqëri dhe si shtet

Kadriu: Dita e sotme është test për ne, për demokracinë, për imazhin tonë si shoqëri dhe si shtet
Avatar photo Redaksia

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Gjilan, Rexhep Kadriu ka votuar sot duke bërë thirrje për një proces zgjedhor të drejtë, fer e demokratik.

“Dita e sotme është test për ne, për demokracinë, për imazhin tonë si shoqëri dhe si shtet. Që Kosova të fitoj, kjo varet nga ne. Të angazhohemi bashkë, që në botë të përcjellim mesazhe të mira nga vendi ynë”, ka shkruar ai në profilin e tij.

Ja postimi i plotë:

EkoHigjiena

Sot qytetarët e Republikës së Kosovës përmes votës së tyre zgjedhin legjislaturën e re nga e cila do të del edhe qeveria e re. Dalja masive në votime, nënkupton marrje e përgjegjësive nga qytetarët për të ardhmen e fëmijëve dhe të shtetit.

Bëj thirrje për një proces zgjedhor të drejtë, fer e demokratik. Dita e sotme është test për ne, për demokracinë, për imazhin tonë si shoqëri dhe si shtet. Që Kosova të fitoj, kjo varet nga ne. Të angazhohemi bashkë, që në botë të përcjellim mesazhe të mira nga vendi ynë.

I juaji,
Rexha

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.