DYLON

PDK e Gjilanit vazhdon ta ripërsëris kërkesën që kryetari i komunës duhet të jep dorëheqje

PDK e Gjilanit vazhdon ta ripërsëris kërkesën që kryetari i komunës duhet të jep dorëheqje
Avatar photo Redaksia

“Pas kërkesës së kryetarit të Gjilanit për shpërbërjen e Kuvendit Komunal, MAPL dhe qeveria e Kosovës po qeshin me analfabetizmin e treguar nga ana e kryetarit të Gjilanit, i cili ka menduar se ka të drejtë juridike dhe fuqi politike për ta quar komunën në zgjedhje të reja për Kuvend Komunal”, thuhet në një  komunikatë të PDK-së, Dega në Gjilan.

Sipas këtij subjekti politik, opozitë në Gjilan, në përgjigjen e MAPL dërguar Alban Hysenit, atij i është këshilluar dhe rekomanduar se si duhet të veproj tutje si kryetar i Gjilanit deri në miratimin e buxhetit komunale 2025. Që i bie se MAPL e ka kthyer në pikën zero procedurën e propozim buxhetit, duke filluar nga dëgjimet publike që duhet të organizohen nga ana e Kuvendit Komunal (KPF) dhe të merren parasysh propozimet për plotësim dhe ndryshim të planifikimit buxhetor.

EkoHigjiena

”Sipas informacioneve të PDK-së e që janë të konfirmuara, Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL) në përgjigjen e saj, ka konstatuar se kryetari i Gjilanit ka shkelur procedurat ligjore dhe nuk i ka respektuar afatet e përcaktuara për miratimin e buxhetit komunal për vitin 2025. Partia Demokratike e Kosovës me kohë ka konstatuar se kryetari i Gjilanit ka bërë shkelje të vazhdueshme të procedurave ligjore, në planifikim dhe shpenzim të buxhetit komunal”, thuhet tutje në komunikatë.

“Duke e vlerësuar si të paaftë për të udhëhequr tutje me Gjilanin, PDK edhe njëherë ka kërkuar që ai ta ofrojë dorëheqjen e tij”.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.