Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës njofton se punëtorët e Lotarisë së Kosovës sh.a. do të protestojnë të hënën me datë 08 mars 2021 në ora 11:00 para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës me kërkesë të përmbushjes së pagave për punëtorët e Lotarisë së Kosovës nga ana e Qeverisë si aksionare e Lotarisë së Kosovës.
Gjithashtu paralajmërohet se do të vazhdohet me protesta gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesës së punëtorëve të Lotarisë së Kosovës.
“Qeveria e Republikës së Kosovës i ka premtuar Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët tanë mirëpo një premtim i tillë ende nuk është përmbushur. Punëtorët tanë momentalisht gjenden në një situatë të mjerueshme përderisa u bë gati një vit që s’kanë pranuar pagë, e sidomos në përballjen me luftimin e Pandemisë Covid-19 që edhe më tepër e ka rënduar gjendjen e tyre”, thuhet në njoftim.
Sindikata e Lotarisë së Kosovës i bën thirrje publike Qeverisë së Kosovës që të përmbush premtimin dhe obligimin që e ka ndaj punëtorëve të Lotarisë së Kosovës, thuhet në fund të njoftimit. /2LONLINE.com/