Reforma e shkollave në Kamenicë e më vonë ndoshta edhe në krejt Kosovën si ide ka qenë e arsyeshme, e nevojshme dhe gjithashtu kredibile në vërtetësinë e saj.
Shkruan: Bekim Thaqi
Pse po dështon?!
Sepse komuna nuk diti si ta implementojë këtë projekt ashtu si duhet dhe nuk e mori parasysh realitetin kosovar dhe kushtet të cilat i kemi në Kosovë.
Ky projekt nuk bëhet për një mandat kryetari, kushdoqoftë ai.
Ky projekt nuk e ka një studim të mirë fizibiliteti ( krejt çka është mendua: ti mbyllim ca shkolla aty-këtu, ti dërgojmë nxënësit aty-atje, të reduktojmë stafin mësimdhënës)
Ky projekt rrezikon nxënësit në aspektin e bartjes së tyre prej një vendi në tjetrin (nuk i kemi ne transportuesit publik apo privat si në Finlandë e Suedi por e dimë si i kemi dhe askush nuk jep përgjegjësi).
Ky projekt nuk është as i koordinuar mirë me ministrinë e arsimit në atë se çfarë do të bëhet me personelin/baza ligjore.
Në duart e një menaxheri të mirë ky projekt do të mund të ishte nisur mirë dhe ndoshta pas nja 10- 15 viteve edhe do ishte realizuar në plotni pa hatërmbetje, pa incidente dhe pa parregullsi.
Në këtë mënyrë vetë ministria e arsimit duhet të marrë bajrakun dhe të bëjë një plan të qëndrueshëm, pa kalkulime politike por vetëm arsimore dhe të fillojë procesin ngadalë-ngadalë dhe ti shkoj deri në fund brenda një afati 10 -15 vjeçar. /2LONLIN.com/