DYLON

Viti ka aktualisht 12 raste aktive me Covid 19

Viti ka aktualisht 12 raste aktive me Covid 19
Avatar photo Redaksia

Në komunën e Vitisë, aktualisht janë 12 raste aktive me Covid 19, ndërkohë që vetëm 2 raste të hospitalizuar, të cilët janë me gjendje jo të rënduar.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, në takimin e Këshillit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka thënë se gjendja aktuale sa i përket pandemisë, është stabile dhe numri në rënie i rasteve, është shpresëdhënës, por që duhet vazhduar me respektim të masave që janë në fuqi.

EkoHigjiena

Gjithashtu, u bë e ditur se do të filloj shpërndarja e 206 pakove që janë donacion nga Kombet e Bashkuara, prej të cilave 103 janë pako higjienike dhe 103 pako ushqimore.

Edhe procesi mësimor është duke u zhvilluar normalisht dhe nuk ka raste të infektuarve as nga ana e personelit arsimor e as nga ana e nxënësve.

Komandanti i stacionit policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, njoftoi se masat anti covid mbesin në fuqi, sikur edhe ndalim qarkullimi prej orës 22:30, deri në një vendim të ri nga IKSHPK-ja dhe Qeveria e Kosovës.

Ai theksoi se policia po vazhdon të monitoroj gjendjen, së bashku me të gjithë mekanizmat për ruajtjen e shëndetit dhe parandalimin e përhapjes së virusit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.