Presidenti shqiptarë, Ilir Meta gjatë qëndrimit të tij në Medvegjë vizitoi edhe shkollën fillore “Zenel Ajdini” në Tupallë aty ku mësojnë afro 15 nxënës, shkruan Titulli.com.
Vizita e tij është përcjellë me përcjellë me interes të madh dhe në komunikim me banorët e media është shprehur se ndjehet më mirë se në vendlindjen e tij.
“Në Medvegjë u ndjeva më mirë se në vendlindjen time. Shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë janë gjithmonë në vëmendjen time”, theksoi Meta, raporton Titulli.com.
Sipas të dhënave nga vitet e kaluara në komunën e Medvegjës mësimi në gjuhën shqipe zhvillohet në tre shkolla fillore dhe një të mesme me gjithsejtë 78 nxënës shqiptarë.
BURIMI: Titulli.com