DYLON

Kreu i Vitisë priti për vizitë fëmijët e çerdhes “Gëzimi Ynë“

Kreu i Vitisë priti për vizitë fëmijët e çerdhes “Gëzimi Ynë“
Avatar photo Redaksia

Në prag të festës së 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot për vizitë fëmijët e çerdhes së fëmijëve „Gëzimi Ynë“ në Viti.

Gjatë kësaj vizite kryetari Haliti ju ka uruar fëmijëve këtë festë. Halti ndër tjerash tha se ai ndihet i lumtur që në prag të 28 Nëntorit po ju uron këtë festë fëmijëve pasi që ata sipas tij janë e ardhmja dhe shpresa e këtij vendi.

Megjithatë ai shtoj se institucionet komunale të Vitisë, po punojnë që fëmijët e çerdhes në Viti, të kenë kushte sa më të mira duke potencuar se në kuadër të një bashkëpunimi të komunës me Fondacionin Kosovë-Luksemburg do të bëhen disa ndryshime pozitive në Çerdhen „Gëzimi Ynë“ në Viti.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.