Në një video të publikuar së fundmi në rrjete sociale, portieri i AC Milanit, Gianluigi Donnarumma ka përshëndetur tifozë kosovarë duke shtuar se “mezi” janë duke pritur për takimin në Prishtine.
“Përshëndetje të gjithë miqve nga Kosova. Mezi po presim të luajmë miqësoren e datës 10 gusht në Prishtinë, që do të jetë edhe hera e parë në histori për Milanin. Një përfaqim të gjithëve. Forca Milan”
Ndeshja mes Feronikelit dhe gjigantit italian zhvillohet më 10 gusht. Takimi do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 20:45.