DYLON

Gjilani i gatshëm për Feronikelin ’74, në taborin e “kuqebardhëve” optimizëm për fitore

Gjilani i gatshëm për Feronikelin ’74, në taborin e “kuqebardhëve” optimizëm për fitore
Avatar photo Redaksia

Pasi ka realizuar edhe seancën e fundit stërvitore, SC Gjilani është gati për ta gostitur skuadrën e Feronikelit, me të cilën do të përballet në kuadër të xhiros së pestë, të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

Pas më shumë se dy javëve ekipi gjilanas po rikthehet të luaj sërish, këtë herë para publikut të vet dhe trajneri e lojtarët janë optimistë për fitore.

EkoHigjiena

“Me grupin e lojtarëve do jetë i gatshëm edhe Aridon Bllaca, i cili do të ftohet për herë të parë këtë edicion pas lëndimit që ka patur, ndërkohë që mungesa e vetme do jetë e mesfushorit Kushtrim Shabani, i suspenduar pas ndëshkimit me karton të kuq nga dueli i fundit kampional, njofton klubi kuqebarhd..

Ballafaqimi ndërmjet Gjilanit dhe Feronikelit ’74 do të zhvillohet sot (e hënë), në stadiumin ndihmës në Gjilan nga ora 15:00.    /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.