DYLON

Gjilani, në xhiron e pestë, shijon fitoren e parë

Gjilani, në xhiron e pestë, shijon fitoren e parë
Avatar photo Redaksia

SC Gjilani më në fund ka gjetur rrugën e fitores. U nevojit të kalojnë pesë xhiro të këtij kampionati, që skuadra gjilanase, që me të drejt vlerësohet se në përbërje ka një skuadër të mirë, pretenduese për kreun e tabelës, ta shijojë fitoren e parë.

Pas dy barazimeve dhe dy humbjeve, SC Gjilani regjistrojë, tani më, edhe fitoren e parë, pasi mundi skuadrën e Feronikelit 74, me rezultat  2 :0.

EkoHigjiena

Kuqebardhët që po drejtohen nga i pari i shtabit teknik, Ardian Nuhiu, kësaj here sosën punë që në 45 minutat e para, atëherë edhe kur u shënuan të dy golat e këtij takimi.

Senad Jarovic dhe Sabit Bilali shënuan për skuadrën gjilanase, edhe atë në minutat 3’ dhe 45’.

Përndryshe, në ndeshjen e radhës, të javës së gjashtë, SC Gjilani do të jetë mysafir i skuadrës së Malishevës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.