DYLON

Pretendenti për lider në tabelë luan pa gola me të fundit në tabelë

Pretendenti për lider në tabelë luan pa gola me të fundit në tabelë
Avatar photo Redaksia

Skuadra e Dritës e cila nuk i fsheh synimet se e do majën e tabelës së klasifikimi në Superligën e Kosovës në futboll, ka barazuar dhe ka ndarë pikët me Feronikelin e cila aktualisht është e fundit në tabelën e klasifikimit.

Ishte kjo ndeshje e javës së nëntë e Superligës së Kosovës në futboll e cila përveç që u përmbyll pa fitues, u përmbyll edhe pa gola.

EkoHigjiena

Gjithsesi mbesin shumë lojë për tu luajtur, por se skuadra bardh e kaltër, nëse e synon vendin e liderit, nuk “guxon”, të lëshojë pikë me një skuadër që përmbyll tabelën e klasifikimit.

Përndryshe, Drita tani ndodhet në vendin e pestë të tabelës së klasifikimit me 14 pikë, por kujtojmë se ka edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.