Populli i Kuvajtit përmes SH.E.K Qëndresa Kosovare dhuron 3 aparate të llojit 4008S për Hemodializën e Spitalit të Përgjithshëm Gjilan, bëjnë të ditur drejtues të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit.
Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm Gjilan Dr.Arsim Emini u shpreh se këto pajisje janë të mirëseardhura për pacientët në Hemodializë. “Faleminderit popullit të Kuvajtit dhe SH.E.K „Qendresa Kosovare“ për punën dhe angazhimin e bërë për të ju dalë në ndihmë pacientëve, jemi të interesuar që këtë llojë bashkëpunimi ta kemi edhe në të ardhmen. Serioziteti jonë drejt avansimit të shërbimeve cilësore besim për donatorët”.
Përfaqësuesit e donacionit falënderuan menagjmentin e spitalin për bashkëpunimin e ofruar dhe shprehen gatishmërinë e bashkëpunimit edhe më tutje.
Drejtori Klinik i Spitalit të Përgjithshëm Gjilan Dr.Ruzhdi Kadriu gjithashtu falënderoi donatorët dhe shprehu gadishmërinë për të bashkëpunuar me të gjithë donatorët dhe institucionet përgjegjëse për të ju shërbyer pacientëve, në këtë shërbim nga janari deri në nëntor 2022 janë kryer 6635 dializa.
Udhëheqësi i Hemodializës Dr.Dërgut Ademi tha se me këto 3 pajisje të reja do të rrisim efikasitetin në shërbimin e Hemodializës, gjithashtu prezantoi edhe organizimin e këtij shërbimi në fokus kryesor cilësia e shërbimit ndaj pacientëve.
“Pjesë e këtij prezantimi u bë edhe një pacient nga Diaspora i cili po merrte shërbime në Hemodializën e Spitalit. Ai tha se është i kënaqur me shërbimet që ofrohen këtu dhe se ishte kureshtar edhe për kodin e pajisjes a janë 4008, sepse kështu i kanë atje”, bëjnë të ditur drejtues të Spitalit të Gjilanit. /2LONLINE/