DYLON

Elita 5: Lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë

Elita 5: Lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Elita 5 fton institucionet e Kosovës ta miratojnë kërkesën që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë

Në një postim të tyre Grupi ELITA 5 ka ftuar institucionet e Kosovës që të miratojnë kërkesën që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik zyrtar i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë, kërkesë kjo që është bërë nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”.

EkoHigjiena

Ky është postimi i tyre:

Elita 5 ka qenë në mbështetje të luftës çlirimtare të Kosovës dhe ka dënuar fuqishëm gjenocidin që Serbia ka kryer kundër shqiptarëve.

Prandaj mbështesim kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i gjenocidit në Kosovë, si simboli më kuptimplotë dhe më gjithëpërfshirës për format e këtij krimi që u aplikuan ndaj shqiptarëve të të gjitha moshave dhe gjinive!

Ftojmë të gjithë shqiptarët kudo qofshin në botë dhe institucionet shtetërore të Kosovës ta miratojnë këtë kërkesë që me 15 janar, me këtë simbol unik, të përkujtojmë viktimat e gjenocidit të kryer gjatë luftës së fundit në Kosovë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.