Policia e Kosovës vazhdon angazhimin shtesë me aktivitete dhe plane konkrete policore, që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafik dhe uljen e aksidenteve.
Njësia për Kontroll të Autostradave, përveç aktiviteteve tjera po vazhdon aktivitetet patrulluese në autostrada me qëllim parandalimin e aksidenteve, shtimin e masave të sigurisë në trafik dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të trafikut rrugor.
Kjo njësi policore, duke përdorur forma të kombinuara të patrullimit dhe mbikëqyrjes së autostradave (përfshirë patrullimin me vetura zyrtare pa shenja policore), është përqendruar në identifikimin e kundërvajtësve në lëvizje sa i përket mos respektimit të shpejtësisë së kufizuar.
Më poshtë në video-likun gjeni aktivitetet e Njësisë Policore për Kontroll të Autostradave të Kosovës: