DYLON

Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin që vuri në qarkullim barëra të dëmshme

Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin që vuri në qarkullim barëra të dëmshme
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, dje rreth orës 18:00h, ka ndaluar të dyshuarin B.K., në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndërsa sot ndaj tij ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, më 22 shkurt 2019, në komunën e Kamenicës, në barnatoren ‘’Greta Pharm’’, pas kontrollimit nga Inspektorati Farmaceutik – Ministria e Shëndetësisë, u konstatua se i dyshuari B.K., ka vënë në qarkullim një sasi të konsiderueshme të barërave pas datës së skadimit, të cilat janë të dëmshme për shëndet.

Gjithashtu, i dyshuari, në mënyrë të kundërligjshme ka ushtruar veprimtari farmaceutike, në atë mënyrë që edhe përkundër asaj që i njëjti me profesion është ekonomist, pa kualifikim adekuat profesional ka ofruar shërbime farmaceutike.

EkoHigjiena

Në këtë mënyrë, dyshohet të ketë kryer veprat penale, ‘’Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’’ dhe ‘’Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.