Unioni malazez i Kosovës edhe një herë , këtë radhë publikisht, i bën thirrje kryetarit të Partisë së Pavarur Liberale Slobodan Petroviq, t’i kryejë obligimet ndaj anëtarëve të Unionit malazez, të cilët e mbështetën atë në zgjedhjet parlamentare në qershor dhe gjithashtu punuan si vëzhgues në kutitë e votimit në ditën e zgjedhjeve.
Ktyetari i Unioni të malazezëve, Slobodan Vujicic ka thënë se bëhet fjalë për njerëz nga Veriu i Mitrovicës, Leposaviqi dhe Graçanica, të cilët për shkak të mbështetjes së SLS-së, kanë duruar kërcënime dhe sulme fizike. Këta njerëz meritojnë respektin dhe shërblimet e tyre modeste nga SLS-ja, e jo refuzimin dhe nënçmimin e z.Petrović.
Sipas Vujicicit, të ardhurat për këta vëzhgues i ka siguruar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, prandaj ne nuk mund të tolerojmë sjelljen arrogante dhe jokorrekte te kryetarit të PLS-së.
“Unioni i malazezëve të Kosovës do të ngrejë padi kundër deputetit në Kuvendin e Kosovës, Slobodan Petroviqit, për vepër penale të mohimit dhe mashtrimit të qytetarëve të ndershëm”, ka thënë Vujicic.