Kosova ka mbyllur ciklin kualifikues për “EURO 2020” duke u renditur në pozitën e tretë të Grupit A.
Megjithatë, “Dardanët” do të kenë një tjetër mundësi të arrijnë kualifikimin drejt Kampionatit Evropian, pasi që në muajin mars do të përballet me Maqedoninë në gjysmëfinalen e Play-Offit të Ligës së Kombeve
Futbollisti me paraqitjet më të mira te Kosova ishte Vedat Muriqi, i cili zë vendin e 141-të në ranglistën e përgjithshme me 722 pikë.
Pas tij vjen Valon Berisha në vendin e 159-të me 679.
Listën e pesë më të mirëve të Kosovës në këtë cikël eliminator e përmbyllin Arijanet Muriç me 649 pike, Fidan Aliti dhe Amir Rrahmani.