• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Nacionale
  3. Uglanin njofton Kurtin me kërkesën që Sanxhaku të ketë status special
Nacionale

Uglanin njofton Kurtin me kërkesën që Sanxhaku të ketë status special

by Redaksia 2LONLINE 21 Nëntor, 2019 3 min read
 Uglanin njofton Kurtin me kërkesën që Sanxhaku të ketë status special

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot ka takuar kryetarin e Partisë së Aksionit Demokratik të Sanxhakut (SDA), Sylejman Uglanin.

Uglanin e njoftoi Kurtin për kërkesën për status special për Sanxhakun. Mes tjerash, në këtë takim u diskutua edhe për gjendjen në Sanxhak, për pozitën e shqiptarëve dhe boshnjakëve atje, si dhe për aspiratat e tyre për punë e zhvillim drejt një jete të dinjitetshme e pa diskriminim nga Beogradi

Ja komunikata e plotë:

Sot, në zyret e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Kryetari Kurti, së bashku me Nënkryetaren znj. Fatmire Mulhaxha Kollçaku, anëtarët e kryesisë së Lëvizjes, z. Xhelal Sveçla dhe Hydajet Hyseni, priti në takim Kryetarin e Partisë së Aksionit Demokratik të Sanxhakut (SDA Sanxhak), Dr. Sylejman Uglaninin, i cili ishte i shoqëruar nga Nënkryetari i kësaj partie z. Salih Hoti, Sekretari i Përgjithshëm z. Ahmedin Shkrijel, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Nacional të Boshnjakëve z. Mirza Hajdinoviq dhe Kryetari i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, z. Ismet Azizi.

Në këtë takim miqësor, z. Uglanin e uroi kryetarin Kurti për zgjedhjet demokratike dhe fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ai shprehu dëshirën e tij që institucionet, qeveria e re të formohet sa më shpejtë në mënyrë që edhe ndryshimi për të cilin kanë votuar qytetarët e Republikës së Kosovës të vihet në jetë sa më parë.

Z. Kurti e falënderoi kryetarin z. Uglanin për urimin dhe vizitën dhe e njoftoi atë me situatën politike në Kosovë, në prag të formimit të institucioneve të reja si dhe me prioritetet e qeverisë së re. Punësimi dhe drejtësia për të gjithë dhe pa dallime janë dy synimet kryesore që i lidhin njerëzit dhe e përparojnë vendin, tha kryetari Kurti.

Uglanin e njoftoi kryetarin Kurti për kërkesën për status special për Sanxhakun. Mes tjerash, në këtë takim u diskutua edhe për gjendjen në Sanxhak, për pozitën e shqiptarëve dhe boshnjakëve atje, si dhe për aspiratat e tyre për punë e zhvillim drejt një jete të dinjitetshme e pa diskriminim nga Beogradi. Kryetari Kurti dhe z. Uglanin u pajtuan që dëbimi dhe krimet ndaj komuniteteve joserbe në Sanxhak duhet të grumbullohen e të paraqitën botërisht në mënyrë që Serbia të ballafaqohet me të kaluarën por edhe të detyrohet ta ndalë diskriminimin.

Në fund të takimit, shprehëm dëshirën për kontakte dhe takime në të ardhmen.

Tags: Kurti Sanxhaku Sylejman Uglanin. Uglanin Vetevendosje
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Policia

Policia Kufitare nga Rajoni i Lindjes parandalojnë kontrabandë të mallrave

26 Maj, 2022
Gjykatë/Prokurori

Kryetari i Gjykatës në Gjilan pret në takim drejtuesit e Stacionit Policor

26 Maj, 2022
Gjilan

Kuvendi i Gjilanit anulon vendimin për PZHK 2021-2029 

26 Maj, 2022
Promo

Trajnim dhe praktikë falas për NETWORK ADMINISTRATOR – Aplikoni

26 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Iniciativa ekonomike e Kurtit hasi në mbështetje të plotë në Amerikë

21 Maj, 2022

Reagim normal ndaj një takimi “normal”

5 Maj, 2022

Huqjet diplomatike, pasojë e papjekurisë politike!

11 Mars, 2022

Kryeministri Kurti: Na duhet një epope e arsimit, një epope që e shpall arsimin

7 Mars, 2022

Ja cilat janë gjashtë parimet e Vetëvendosjes mbi të cilat ofrohet bashkëpunimi me partitë tjera për bashkëqeverisje

21 Dhjetor, 2021

Kreu i Gjilanit bënë të ditura parimet mbi të cilat do të vendoset bashkëpunimi me subjektet tjera politike

21 Dhjetor, 2021

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com