Komuna e Vitisë ka filluar ditën e gjashtë të manifestimit “ Flakadani i Karadakut” me homazhe pranë varrit të dëshmorit Nijazi Azemi, Komandant-Mjekra.
Me këtë rast një delegacion i qeverisë komunale të Vitisë i prirë nga i pari i kësaj komune, Sokol Haliti kanë vënë kurora lulesh pranë varrit të këtij dëshmori pasi që pikërisht 16 vite më parë ra heroikisht ky deshmorë si komandant i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanocë (UÇPMB).