DYLON

Me homazhe të varrezat e dëshmorëve u nderua jeta dhe vepra e dëshmorit Nijazi Azemi – Komandant Mjekra

Me homazhe të varrezat e dëshmorëve u nderua jeta dhe vepra e dëshmorit Nijazi Azemi – Komandant Mjekra
Avatar photo Redaksia

Në përvjetorin e rënies së dëshmorit të kombit Nijazi Azemi-komandant Mjekra, Institucionet komunale të Vitisë në krye me zv. kryetarin, Hasan Aliu dhe përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, përfaqësues nga Lugine e Preshevës dhe veteran të luftës së UÇPMB-së, policisë së Kosovës, subjekteve politike, deputetë të Republikës së Kosovës dhe të tjerë, kanë bërë homazhe dhe kanë vënë kurora lulesh tek varri i dëshmorit.

Përndryshe për 3 ditë rresht, në komunën e Vitisë janë zhvilluar aktivitete të shumta kulturore e sportive në kuadër të Manifestimit “Flakadani i Karadakut 2023 ”, i cili manifestim do të përmbyllet sonte me natën finale të Festivalit gjithëkombëtar të këngës dhe valles shqipe. Gjithashtu sot do të mbahen edhe garat regjionale të recituesve. /2LONLINE/

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.