Shëndetësia e Gjilanit nën qeverisjen me komunë, të Lutfi Hazirit, karakterizohet me dështime dhe probleme të shumta, kanë thënë zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Dega në Gjilan.
Enver Murtezi, kryetar i Komisionit të Shëndetësisë pran PDK-së së Gjilanit ka thënë se kur jemi te fusha e shëndetësisë ky pushtet do të mbahet mend për keqmenaxhim të konkurseve, furnizim jo të mirë me barna dhe material tjetër harxhues, shkarkime arbitrare, mbyllje të ordinancave stomatologjike në shkolla, çmim të lartë të dezinfektimit e probleme të tjera.
Murtezi tha se kur jemi te keqmenaxhimi konkurseve, ai kujton punësimin e numrit të madh të punëtorëve përmes Caritas Kosova, 62 punëtorë, prej tyre 6 mjekë, dy stomatologë dhe pjesa tjetër teknikë medicinal, e ku këta nuk kanë marrë paga që pesë muaj.
Ai po ashtu tha se në këtë mes ka punëtorë nga stafi i kryetarit të komunës që paguhen nga ky buxhet. Përndryshe ka qenë e paraparë pranimi i 25 punëtorëve.
Murtezi tha se edhe përzgjedhja në punësim ka qenë pa kritere në punësim por mbi baza partiake, pastaj ka pas telashe me konkurse, shpallja dhe anulimi i tyre , siç ishte rasti para 4-5 muajve me konkursin për stomatologë, ku është anuluar pa bazë ligjore apo tani anulimi i konkursit për infermierë si dhe në konkursin e fundit për mjekë , janë intervistuar por akoma nuk janë shpallë rezultatet.
Murtezi i PDK-së ka thënë tutje se edhe furnizimi me barna dhe material tjetër harxhues nuk është i mirë, pastaj ka pas shkarkime arbitrare të shefave, por edhe mbyllje të ordinancave stomatologjike nëpër shkolla, siç është rasti në shkollën “Abaz Ajeti” apo në shkollën “Nazmi Hoxha””, por edhe çmimi i larë për dezinfektim.
Ndërsa Agron Leka, anëtar i Komitetit për Shëndetësi i Komunës së Gjilanit, e që vije nga PDK-ja, ka folur për vizionin e këtij subjekti politik për shëndetësinë primare. Leka ka thënë se me PDK-në në pushtet do të bëhej rregullimi dhe ngritja e kapaciteteve t reja në infrastrukturë në QKMF, QMF-të dhe AMF-të.
Po ashtu do të hapeshin ordinancat stomatologjike nëpër shkolla dhe funksionalizimi i atyre ekzistuese.. Do të bëhej përmirësimi i kushteve të punës për punëtorët shëndetësor dhe stafin tjetre në shëndetësinë primare, zgjerimin dhe furnizimin e rregullt me barna nga lista esenciale.
Leka tha se me PDK-në në pushtet do të kemi rritje të buxhetit për nivelin primarë nga buxheti komunal, edukimi dhe avancimi i vazhdueshëm profesional , trajnimi i mjekëve dhe infermierëve , rritja e kapaciteteve diagnostifikuese moderne dhe trajnimi i stafit për përdorimin e aparaturave, rritje ne kapaciteteve në shërbimin urgjent primar, me staf dhe automjete, , avancim i shërbimit të patronazhit.
Po ashtu sipas tij, do të kemi implementim të konceptit të Mjekësisë Familjare dhe ofrimin e shërbimeve sa më afër qytetarëve , kontrollimet sistematike të rregullta të nxënësve e po ashtu edhe internetin dhe intranetin për digjitalizim të SISH-it, në mjekësinë familjare.
Përndryshe, përfaqësues të PDK-së nga sektori i shëndetësisë thanë se nuk kanë dyshim se n zgjedhjet e 22 tetorit fitorja është e PDK-së dhe se në këtë sektor do të zbatohen politikat e saja për ta kthyer në binar këtë segment të rëndësishëm për shoqërinë.