DYLON

Zjarri shkakton dëme në pemët e mbjella, dëmtohen edhe shtyllat elektrike

Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës , Stacioni Policor në Gjilan është njoftuar nga ankuesi, i cili ka raportuar se nga persona, tani për tani, të panjohur është ndezur një zjarr i cili është përhapur në plantacionin e tij.

Rasti ka ndodhur n ëfshatin Sllakoc të Gjilanit.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se, referuar deklaratës së ankuesit, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale duke iu djegur pemët e mbjella si dhe janë dëmtuar poashtu edhe së paku tri shtylla elektrike.

EkoHigjiena

“Njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes, zjarrfikësit po ashtu kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Është njoftuar prokurori, rasti procedohet për hetime të mëtejme”, ka thenë zëdhnësi Hashani.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.