DYLON

Ministri Ismaili inicion krijimin e Bordit të ri drejtues të SHSKUK-së

Ministri Ismaili inicion krijimin e Bordit të ri drejtues të SHSKUK-së
Avatar photo Redaksia

Me qëllim të reformave në sektorin e shëndetësisë, zbatimit të ligjshmërisë, funksionimit normal dhe sa më profesional të institucioneve shëndetësore, dhe duke u bazuar në kompetencat e tij ligjore, Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka iniciuar sot krijimin e Bordit të ri Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Për këtë qëllim, Ministri Ismaili, u ka kërkuar sot institucioneve që sipas Ligjit për Shëndetësi e përbëjnë Bordin Drejtues të SHSKUK-së, që në afat sa më të shkurtër, brenda kësaj jave të propozojnë nga një emër për përfaqësim në këtë Bord, duke u udhëhequr nga kriteret dhe kërkesat që dalin nga Ligji për Shëndetësi dhe Statuti i SHSKUK-së, dhe duke propozuar kandidatë me vlera të larta morale, etike dhe profesionale.

Ministri Ismaili, me rastin e inicimit të krijimit të këtij Bordi, thekson se për realizimin e këtij synimi duhen institucione që punojnë dhe funksionojnë në bazë të ligjit, e mbi të gjitha për të adresuar brengat e qytetarëve për shërbime shëndetësore të cilësisë së lartë dhe trajtim të barabartë.

EkoHigjiena

Ai thekson se mandati i Bordit Drejtues të SHSKUK-së, i cili kishte pasur mandat tre vjeçar ka përfunduar me datën 28 janar 2017 dhe si rrjedhojë “funksionimi i mëtejmë i kësaj trupe pa mandat dhe me strukturë të pakompletuar, reflekton negativisht edhe në mirëfunksionimin e vet SHSKUK-së dhe politikave shëndetësore në mbarë vendin”.

Si asnjë herë më parë, Ministria e Shendetësisë është e orientuar drejt zbatimit të reformave, rritjes se transparencës dhe llogaridhënies, fuqizimit dhe profesionalizimit të këtij sektori.

Sipas Ligjit për Shëndetësi, Bordi Drejtues i SHSKUK-së emërohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, me propozim të Ministrit të Shëndetësisë dhe në përbërjen e tij duhet të ketë:

Një përfaqësues nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës; Një përfaqësues nga Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës;

Një përfaqësues nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike;

Një përfaqësues nga Spitalet Rajonale, në bazë të rotacionit dhe përmbushjes së indikatorëve të kualitetit të shërbimeve shëndetësore;

Një përfaqësues nga shërbimet e Kujdesit Parësor Shëndetësor, në bazë të propozimit të Asociacionit të Komunave të Republikës së Kosovës;

Një përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë; dhe

Një ekspert të menaxhmentit shëndetësor, me kualifikime të larta profesionale dhe shkencore, i zgjedhur në bazë të konkursit publik.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.