Drejtoria e Shërbimeve Publike, Ambientit dhe Inspektoratit sot me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, ka organizuar aksion për pastrimin e Komunës së Kamenicës.
Përveç pastrimit të qytetit të Kamenicës, sot është bërë pastrimi edhe i lokacionit të mbeturinave të fshatit Muçiverc.
Banorët e këtij fshati kanë falënderuar organet komunale duke u bërë thirrje të tjerëve që mbeturinat t’i hudhin sa më poshtë dhe të mos bllokohet rruga.